Video/ Bebe Rexha ia merr valles mes tupanave, marton vëllanë me dasmë shqiptare 09/10 20:55
Dita nisi “ëmbël” në “Për’Puthen”. Andi vendosi të zgjidhte Tean në një vallëzim romantik, vallëzim ky që u mirëprit nga vajza.
Teksa lëviznin nën ritmet e muzikës, Andi i shprehu dëshirën bukuroshes për ta puthur në faqe, por vajza nuk pranoi, duke u justifikuar se i prishej make-up.
Pavarësisht përgjigjes së Teas, Andi e realizoi puthjen e ngrohtë, e pas këtij veprimi u duartrokit nga konkurrentët e tjerë. Pas vallëzimit, dyshja tha se kanë shumë gjëra për të diskutuar me njëri-tjetrin, duke lënë të hapur një takim të mundshëm në ditët në vijim.
Top Channel