Këshilli i Evropës i thotë Polonisë të ndalojë “stigmatizimin” e komunitetit LGBTI

03/12/2020 16:47

Këshilli i Evropës i bëri thirrje Polonisë që t’i japë fund stigmatizimit të komunitetit LGBTI (homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor dhe ndërseksual), duke thënë se ky vend i Evropës Lindore ka rekordin më të keq në BE për të drejtat e këtyre komuniteteve.

Në një raport, komisionarja për të drejtat e njeriut e Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq tha se politikanët janë përgjegjësit kryesorë për një përkeqësim të gjendjes, gjatë tre viteve të kaluara.

Ajo veçoi presidentin, Andrzej Duda, i cili e ka quajtur LGBTI-në një “ideologji më të keqe se komunizmi” dhe shefin e partisë në pushtet Ligji dhe Drejtësia, Jaroslaw Kaczynski, i cili ka thënë se njerëzit e komunitetit LGBTI ishin një kërcënim për familjen tradicionale.

“Zyrtarët publikë dhe krijuesit e opinioneve duhet të ndalojnë së promovuari një atmosferë urrejtjeje dhe jotolerance ndaj njerëzve LGBTI dhe në vend të kësaj të përmirësojnë respektin për të drejtat e tyre njerëzore”, tha Mijatoviq.
Jep dorëheqje politikani hungarez pas pjesëmarrjes në orgji të Brukselit
“Stigmatizimi dhe gjuha e urrejtjes mbartin një rrezik real të legjitimimit të dhunës. LGBTI janë njerëz, jo një ideologji”, tha ajo.

Komisionarja tha se ajo ishte “thellësisht e shqetësuar për rritjen e dukshme të retorikës së urrejtjes dhe përhapjen e diskursit homofobik nga zyrtarët publikë dhe nga organe dhe figura të tjera të shquara të shoqërisë polake”.

Komuniteti LGBT përballet me “diskriminim të vazhdueshëm”
Qeveria ka financuar “iniciativa homofobike”, zbuloi raporti, ndërsa Paradat e Krenarisë u janë nënshtruar sulmeve të dhunshme dhe aktivistët – ngacmimeve dhe kërcënimeve.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare e themeluar për të mbështetur të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Evropë. Ajo nuk drejtohet nga Bashkimi Evropian, por të gjitha vendet e BE janë anëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA