Izolimi në Wuhan… “I fiksuar” te një birrë

03/12/2020 13:51

Kur koronavirusi u shfaq së pari në Wuhan dhe qyteti kinez hyri në karantinë strikte 76 ditore, Vang Fan vendosi të kujtonte periudhën e trazuar ashtu siç ai dinte ta bënte më mirë, përmes birrës.

Wang është një figurë e njohur në botën në shpërthim të birrës artizanale në Kinë dhe i linduri në Wuhan ka themeluar një nga birraritë e para në vend, në 2013.  Por biznesi i tij, që përfshin katër bare dhe një birrari në Wuhan, thuajse u rrënua pasi qyteti me 11 milionë banorë hyri në një izolim të ashpër më 23 janar për të dalë në prill.

Tani jeta po kthehet në normalitet në Wuhan, vendin ku koronavirusi u pikas së pari por rreth 4 mijë njerëz humbën jetën atje dhe plagët mendore mbeten.

Periudha traumatike kujtohet tani në një birrë të prodhuar nga Wang dhe ekipi i tij e ka quajtur atë, Wuhan qëndro i fortë. E nxjerrë në treg në prill, birra ishte një mënyrë për të treguar historinë e asaj që qyteti dhe banorët e tij, përjetuan – thotë 36-vjeçari Wang.  Kanacet e birrës kanë një etiketë që sjell një kronologji të atyre javëve të gjata me fotografi goditëse bardhë e zi. Fotot përfshijnë personelin mjekësor në kostume mbrojtëse, punonjësit me maska dhe një urë të shkretuar mbi lumin Jangce.

“Wuhan qëndro i fortë”- është një birrë sezonale pak e ëmbël, e frymëzuar nga lulëzimi i qershive që i jep pjesëve të Wuhan-it një ngjyrim rozë në pranverë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA