Ilir Yzeiri në Top Talk: Asgjë nuk justifikon humbjen në zgjedhje. Palët të respektojnë “Venecian”

03/12/2020 17:40

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë pak muaj larg, e për këtë arsye partitë politike në vend, kanë nisur punën për mbarëvajtjen e fushatës elektorale.

Ndërkohë, opozita jashtëparlamentare e përbërë nga boshti PD-LSI, përfshirë dhe presidenti Meta, kanë kërkuar rekomandimin e Komisionit të Venecias, lidhur me ndryshimet kushtetuese të miratuar nga parlamenti më datë 5 tetor. Sipas Komisionit të Venecias, parlamenti është i ligjshëm dhe në zgjedhjet e ardhshme partitë politike duhet të shkojnë me ndryshimet e miratuara.

Për këtë zhvillime u fol në studion e emisionit “Top Talk”, ku i ftuar ishte analisti Ilir Yzeiri. Analisti zbërtheu të gjitha përgjigjet e dhëna nga Komisioni i Venecias. Ai theksoi në “Top Talk”, se dilemë në ndryshimet kushtetuese është vetëm raporti me koalicionet e përbëra dhe plotësimi i numrit të 71 deputetëve të një force politike. Ai ngriti pyetjen se nëse partitë politike në vend nuk formojnë këtë numër, kë do të mandatojë presidenti?

“Nga ajo që ka dërguar Komisioni i Venecias opozita nuk ka asnjë alibi. Nuk mund të mbështetet këtu sepse Komisioni i Venecias, teksa ka vlerësuar nxitimin e mazhorancës për të miratuar menjëherë ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Po ashtu ka bërë një vërejtje duke thënë që do të ishte më mirë që të ishte përfshirë në një konsultim më të gjerë, më të përgjithshëm, gjë që nuk ndodhi. Ajo ka evidentuar krizën e thellë të besimit që kemi ne, por e ka kaluar atë me shumë elegancë. Pse? Sepse jemi përpara një fakti të kryer zgjedhjet jemi shumë afër dhe Komisioni i Venecias si një institucion që respekton dhe mbështetet tek pavarësisë e ligjit, nuk ka dashur të krijojë probleme të tjera. Gjithashtu ajo u ka bërë të qartë palëve që ndryshimet që janë bërë mazhoranca ka pasur mençurinë që ka shfrytëzuar ato hapësira ligjore që nuk i konsiston dot. Ilir Meta, i kërkonte Komisionit të Venecias që të shfuqizonte ndryshimet në Kodin Zgjedhor që bëri mazhoranca me 5 tetor, sepse sipas tij deputetët që e kanë zgjedhur ato nuk janë të ligjshëm. Komisioni i Venecias i është përgjigjur dhe për këtë, duke thënë që parlamenti është i ligjshëm dhe forumi është në përputhje me Kushtetutën. Një alibi ka rënë. Çfarë ka rrëzuar tjetër. Punën e koalicioneve, që sot përmendet. Aty në fakt Komisioni i Venecias është treguar shumë i kujdesshëm. Ajo thotë që që qeveria dhe palët duhet të sqarojnë mirë ndryshimet në nenin e 96-të të Kushtetutës. Pasi të mbarojnë zgjedhjet dikush duhet të shprehet qartë. Supozojmë që nuk i fiton zgjedhjet askush me 71 vota, cilin duhet të mandatojë presidenti. Kjo është e paqartë në ndryshimet kushtetuese që janë bërë. Koalicioni, cili në këtë rast, sepse palët nuk kanë konkurruar si koalicione, por si subjekte. Ky mund të jetë një problem mendoj unë”, tha Yzeiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA