Hungaria “çmend” Europën, i rrëzon edhe buxhetin aktual

03/12/2020 22:46

Buxheti i Bashkimit Europian dhe pakoja financiare për rimëkëmbje pas pandemisë, nuk mund të hyjnë në fuqi pa miratimin e Hungarisë, dhe zyrtarët e këtij vendi kanë thënë se nuk mund të pranojnë propozimin.

BE-ja e e ka ndërlidhur financimin e shteteve anëtare me respektimin e sundimit të ligjit.Kundërshtimin e Hungarisë e përsëriti, Gergely Gulyas, shef i stafit të kryeministrit, Viktor Orban. “ Nuk mund ta pranojmë buxhetin e BE-së ne formen e tij aktuale, dhe çdo shtet anëtar ka të drejtën e vetos”, tha Gulyas, edhe pse theksoi se vendi i tij mbetet i hapur për negociata.

Polonia dhe Hungaria po bllokojnë fondet e BE-së me vlerë rreth 1.8 trilionë euro (2.2 trilion dollarë), duke përfshirë qindra miliarda që do të shpërndahen së shpejti, për të ndihmuar bllokut 27-vendesh nga një recesion i dyfishtë i shkaktuar nga një valë e dytë e të infektuarve me koronavirus. Të dyja këto vende ndërkohë janë nën hetim nga Bashkimi Europian për minimin e pavarësisë së gjyqësorit, medias dhe organizatave joqeveritare dhe rrezikojnë të humbasin qasjen në dhjetëra miliarda euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA