Gjen çantën me 8.000 euro/ Shqiptari e dorëzon në polici

03/12/2020 17:36

Emri i shqiptarit 26 vjeçar nga Kosova Eduart Latifi përfundoi në shtypin zviceran për shkak të një gjesti të jashtëzakonshëm të tij.

I riu gjeti një çantë me rreth 8.300 euro brenda të lënë përpara një dyqani, dhe e dorëzoi në polici. Ngjarja ndodhi në qytetin e Arbonit. Kur gjeti çantën e kuqe, 26 vjecari, siç rrëfen dhe vetë, qëndroi pak përpara dyqanit me shpresën se mos shfaqej pronarja e saj. Eduarti rrëfeu se e kishte kapur paniku kur kishte parë gjithë ato para.

Ai i tregoi gjithçka familjes së tij. E shoqja, e cila i numëroi gjatë rrugës për në polici dhe pa se ishin 9.000 franga zvicerane në kesh. Me shumë gjasë, personi duhet t`i kishte tërhequr nga banka pak përpara se ta humbiste çantën”, u shpreh Latifi. Kur mbërritën në stacionin e policisë në Arbon, i ati i të riu i shpjegoi një oficeri policie c`kishte ndodhur.

Ai mori shumë lëvdata për ndershmërinë e tij, por tha me thjeshtësinë më të madhe se nuk mund të bënte ndryshe, pasi ato nuk ishin paratë e tij. lajmin e konfirmoi dhe zëdhënësi i policisë së kantonit të Thurgaut, Andy Theler. Pas rreth një ore, e zonja e çantës u identifikua. Ajo ishte një grua e moshuar, e cila I kishte lënë 26 vjecarit 100 franga apo rreth 92 euro, një shumë e cila nuk I ka bindur mjaft komentues në rrjete sociale, të cilët këmbëngulën se për ndershmërinë e tij, shqiptari kishte merituar një shpërblim më domethënës.

Top Channel