“Ftesë në 5”/ “Ndaloj diku dhe ulëras”, ana e “ errët” e këngëtares së njohur

03/12/2020 20:33

Këngëtarja e dashur për publikun, Era Rusi, këtë të enjte, ishte e ftuara e Bietës në emisionin “Ftesë në 5”. Era nuk shpëtoi pa iu përgjigjur pyetjeve të shpejta të hartuara nga Bieta.

Moderatorja pyeti këngëtaren se cilat janë tre gjërat që bën kur është me nerva. Përgjigjet ishin shkurt dhe të shpejta: “Ulëras, marr frymë thellë dhe bëj xhiro me makinë”.

“E para marr frymë thellë, qetësoj veten. E dyta nëse e qetësoj veten, shkoj në një vend ku nuk më dëgjon njeri dhe ulëras. E treta, është që bëj xhiro me makinë”, u shpreh këngëtarja.

Top Channel