Ftesë në 5/ Anxhela Peristeri dhe Era Rusi përballë njëra-tjetrës, kush do të shkojë në Eurovizion?

03/12/2020 19:17

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Era Rusi u surprizua live nga Anxhela Peristeri, një nga koleget e saj të ngushta, njëkohësisht garuese në “Festivalin e Këngës”.

Anxhela u shpreh e lumtur që realizoi një surprizë për Erën, duke kujtuar se kjo e fundit ishte e vetmja këngëtare që i dhuroi lule kur festoi ditëlindjen në karantinë.

Thënë këtë, vajzat pranuan se kanë marrëdhënie shumë të mira dhe e mbështesin njëra-tjetrën në garën për Eurovizion dhe jo vetëm.

“Mesazhi im për Anxhelën është që ta mbyllë këtë vit me sukses dhe nëse është për të shkuar një baladë, le të shkojë Anxhela”, u shpreh Era.

Teksa Bieta i kërkoi po ashtu një mesazh Anxhelës, ajo u shpreh si më poshtë:

“Era të qëndrojë ashtu siç është, një njeri shumë i mirë dhe pozitiv. Të jetë e shëndetshme ajo dhe gjithë familja e saj,. Sa i përket Festivalit, të fitojë më e mira. S’ka rëndësi baladë apo këngë ritmike, kënga që do të zgjedhë juria si më të mirën, ajo le të shkojë”.

Top Channel