Erlindi kishte gjetur “thembrën e Akilit” të Teas, biçikletën. Në këtë formë ai zgjodhi që të realizonte takimin e tyre. Dyshja përshkoi me biçikletë pjesën më të madhe të liqenit artificial të Tiranës dhe ndërkohë nisën bisedën e tyre njohëse.

Ndonëse vetëm 23-vjeç, Erlindi u prezantua i pjekur në mendime sa i përket lidhjeve me një femër. Ai pranoi se nuk është djalë që eksperimenton në një lidhje, por qëllimi i tij është që të krijojë diçka serioze. Ndërkohë Tea, ka koncept të ndryshëm për këtë. Ajo tha se nëse ndihet mirë me një person, kalon kohë me të, ndihet e lumtur, kjo është një formë serioziteti. Bukuroshja theksoi se e ndjen veten ende të vogël për të kaluar lidhjen në fejesë apo një martesë. Nga krahu tjetër Erlindi tha se edhe ai ka në plan që të martohet pas të 30-ave.

Erlindi: Unë mendoj që gjithmonë është momenti i duhur për lidhje serioze, mendoj se gjithmonë është koha e duhur.

Tea: Çdo lidhje e konsideroj serioze, kalon kohë, qëndron me të. Por thjesht nuk e shikoj martesën si diçka të afërt.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel