Dua Lipa na bën krenarë/ E para në listën vjetore të “Billboard” për 100 artistet më të mira

03/12/2020 21:28

Billboard ka publikuar këto ditë listën vjetore për top 100 femrat më mira artiste dhe të dëgjuara gjatë vitit 2020.
Për herë të parë në histori, kjo listë kryesohet nga një shqiptare dhe ajo është Dua Lipa.

Dua ka arritur që të kryesojë listën e “Billboard Hot 100” për 100 artistet më të mira të këtij viti.

Ajo ka lënë prapa në vendin e dytë artisten Megan Thee Stallion, gjersa në vendin e tretë renditet Billie Eilish.
Në top 5 janë gjithashtu reperja Doja Cat dhe këngëtarja Maren Morris, që përkatësisht kanë vendin e katërt dhe të pestë.

Ndërkohë dhjetëshja përmbyllet edhe me emrat e njohur si: Lizzo, Taylor Swift, Gabby Barrett, Tones And I dhe Selena Gomez.

Dua Lipa ka qenë pa diskutim një nga artistet femra më të suksesshme këtë vit në tregun ndërkombëtar dhe edhe statistikat e fundvitit të nxjerra nga platforma “Spotify”, zbuluan se ajo ishte dëgjuar plot 3.8 miliardë herë gjatë vitit 2020.

Top Channel