Arjan Konomi nis analizat: Melisa më pëlqen, e sinqerte dhe navie. Andi, djalli vishet blu

03/12/2020 19:56

Opinionet e tij të sakta shpesh vlerësohen nga publiku dhe audienca e gjerë e programit të “Për’Puthen”. E kemi fjalën për analistin Arjan Konomi, i cili komentoi takimin mes Melisës dhe Andit.

Ai tha se ndryshe nga gjykimi paraprak, ku Melisa iu duk një vajzë komplet tjetër, tanimë ka nisur ta pëlqejë dhe t’i duket e sinqertë dhe naive.

Ndërsa Andin, i cili ishte në një takim me të, e përshkroi me një shprehje që shkaktoi mjaft të qeshura në mesin e konkurrentëve: “Djalli vishet me blu”, duke iu referuar këtu veshjes së 24-vjeçarit.

Top Channel