Ylli brazilian Neymar ka lëshuar një deklaratë krejtësisht të papritur dhe befasuese pas fitores së Paris Saint Germain kundër Manchester Unites me rezultat 1-3 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Braziliani i cili realizoi dy gola në këtë takim, duke folur për “ESPN” pas ndeshjes, deklaroi hapur se dëshira më e madhe e rij është që të luajë përsëri përkrah Lionel Messit.

“Dua të luaj me Lionel Messin përsëri. Kjo është ajo që dua më së shumti, të kënaqem në fushë duke luajtur me atë. Sigurisht se vitin tjetër ne të dy do ta bëjmë këtë.”, tha Neymar për televizionin spanjoll.

Kjo deklaratë ka “trazuar” botën e futbollit pasi nuk dihet se për cilin klub të përbashkët e ka fjalën NeymAr kur dihet se Messi është lidhur me një largim nga Barcelona e po ashtu edhe Neymar nuk e ka të ardhmen e sigurt tel Paris Saint Germain.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA