Video/ Qyteti Krisium në Brazil nën terrorin e 30 personave të armatosur mbrëmjen e djeshme

02/12/2020 11:40
Pamje nga banda e armatosur

Dhjetëra persona të armatosur morën nën kontroll mbrëmjen e djeshme qytetin Krisium në jug të Brazilit dhe vodhën një bankë.

Në videon e realizuar nga banorët, tregohen sulmuesit me kapele dhe të veshur me të zeza duke ecur rrugëve të Krisium në shtetit brazilian Santa Katarina dhe duke mbajtur peng disa qytetarë.

Raportohet se janë dëgjuar të shtënat në qytetin me rreth 220 mijë banorë. Ishin të paktën 30 persona të armatosur me 10 makina, ka bërë të ditur drejtori i Departamentit për Vjedhje dhe Rrëmbime, Anselmo Crus.

Ata kishin bllokuar rrugët që çojnë jashtë e brenda qytetit, me qëllim që të parandalojnë ardhjen e shpejtë të policisë.

“Ka qenë një aksion i pa precedent në këtë shtet. Kurrë diçka e përmasave të tilla të dhunës nuk ka ndodhur më parë”, tha Crus.

Aksioni ka filluar pas mesnatës dhe ka zgjatur për rreth dy orë. Paratë janë gjetur të shpërndara nëpër tokë në lagje të ndryshme të qytetit. Banka shtetërore e Brazilit ka bërë të ditur se filiali i tyre në Kirisum do të mbetet i mbyllur, duke mos dhënë informacione për shumën e parave të vjedhura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA