Rikthehet reporteri i luftës/ Pas 30 vitesh kërkon personazhet që i takoi gjatë vizitës në Shqipëri

02/12/2020 19:57

Kjo është një kishë e fotografuar gjatë periudhës së komunizmit nga fotografi francez Michel Setboun. AI ka kërkuar pas 30 vitesh të njëjtin personazh në foto, dhe është ky këtu, që mban në iPad të njëjtën foto.

Po ashtu na sjell një ngjarje historike të rëndësishme, vizitën e Nënë Terezës në Shqipëri. Ky portret i saj është gjithashtu një foto e bërë nga ai. Në pallat sporti që në origjinë është një kishë në Shkodër e shndërruar në komunizëm. Pas 30 vitesh në të njëjtin vend Michel Setboun fotografon një franceskan italian, i cili është në kërkim të eshtrave të franceskëve që janë vrarë në atë kohë. Detyra e këtij fotografi, është t’i rikthejë kombit tonë fotografitë dhe kujtimet e së shkuarës.

Michel Setboun: Për herë të parë kam ardhur në Shqipëri në 1981. Në atë kohë ishte regjimi komunist. Ishte e pamundur të vija këtu si gazetar dhe prandaj ju bashkova një grupi turistësh marksistë leninistë. Më pas organizova tourin e parë në Shqipëri për revistën Figaro. Dhe shkova në të gjithë veriun e Shqipërisë ku takova njerëz që skishin parë të huaj për më shumë se 30 vjet.

Ky rikthim i reporterit të luftës Setboun pas shumë vitesh mbartte misionin e gjetjes së këtyre personazheve të fotografuar vite më parë. Ai sjell nëpërmjet objektivit vazhdimësinë e jetës së tyre, ndryshimet dhe historinë.

Michel Setboun:Dje takova një grup njerëzish që gjatë asaj kohë ishin në të njëzetat e tyre. Ata atëherë nuk më rrëfenin gjë, por sot kam përgjigjet e pyetjeve të mia. E pyeta dikë çfarë ndodhi, ai më tha që gjatë asaj kohe i ati u arratis në SHBA dhe nëna e tij u burgos për gjashtë vite. Unë mendoj që është e rëndësishme t’ja kthej Shqipërisë këto histori dhe kujtime. Ky vend më dha shumë dhe kjo është një detyrë për mua.

Gjetja e tyre nuk ka qenë e lehte. Gjithmonë ka pasur elemente befasie shumë të bukur, një nga këto është rasti i skulptorit Arben Bajo.
Ekspozita do të çelet në Qendrën për Hapje dhe Dialog të premten dhe do të qëndrojë përgjatë gjithë dhjetorit.

Top Channel