Çfarë beteje mes Manchester United, PSG-së dhe Leipzigut për dy vendet e para në Grupin H të Championsit. Fitorja 3-4 e skuadrës gjermane në fushë ne Basaksehirit u pasua me triumfin 1-3 të PSG-së në “Old Trafford” ndaj Manchester United.

Neymar zhbllokoi takimin në minutën e 6-të, ndërsa në të 32-ën barazoi Rashford, gjithsesi parizienët realizuan edhe dy herë të tjera me Marquinhos 69’) dhe sërish Neymar (91’).

Tashmë United, PSG dhe Leipzigu kanë nga 9 pikë. Në raundin e fundit PSG e ka më të thjeshtë, pasi pret Basaksehirin, ndërsa sfida direkte është ajo mes Leipzigut dhe Manchester United.

Top Channel