“Nuk duroj dot Melisën dhe Sindin”/ Elvisi shpreh hapur mospëlqimet, reagon Sindi: Gënjeshtar…

02/12/2020 19:28

Në takimin me Ana Kaurin, Elvisi tregoi se nuk pëlqen dy nga vajzat.

Ai nuk nguroi të zbulonte identitetin e tyre, duke treguar se janë Sindi dhe Melisa. Me Sindin, ai tha se çdo gjë ka përfunduar kur refuzoi takimin me të. Ndërkohë për Melisën, ai tha se mospëlqimi është i dyanshëm, e kjo është parë që në hyrjen e bukuroshes në emisionin e dashurisë. Ndërkohë në lidhje me këtë deklaratë reagoi Sindi, e cila tha se Elvisi ishte përpjekur për ta sqaruar, por gjatë këtij momenti i ka përmendur zgjedhjen e Andit. Deklaratë kjo e mohuar nga artisti i tatuazheve.

Elvisi: Dy femra nuk i duroj dot. Melisa dhe Sindi. Sindit i jam përpjekur t’ia sqaroj refuzimin. Me Melisën dihet raporti që kemi.

Sindi: Loko u afrua dhe u mundua të më thoshte se përse e mora si refuzim, fjalët ishin të tilla. Ai më tha në prapaskenë që e bëra refuzimin sepse zgjodhe Andin. Fjalët e Lokos ishin të tilla, si më bëre të ndihem.

Elvisi: Përse gënjen.

Sindi: Unë kam qenë e para këtu kur e kam pasur mendimin tim, e kam thënë me vonesë, por të paktën e kam thënë. Nëse këto nuk janë të vërteta, atëherë ti je i rremë.

Elvisi: Erdhi momenti që do të më ftoje në takim, për të respektuar takimin me Tean të lutem e shtyjmë në një moment të dytë. E ke marrë personale. Puna e shanset, nëse disa shanse vijnë një herë në jetë, me mua i dogje kur zgjodhe Andin.

Sindi: Tregohu burrë dhe tregohu i sinqertë.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel