Tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e Covid-19 janë dy goditje të forta duke sjellur një goditje të fortë për ekonominë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e ftuar në Open në Top Channel tha se këtë vit pavarësisht krizave jemi optimist.
“Ne po flasim për buxhetin e miratuar në parlament. Shpenzimet kapitale sjellin para. Nga ky vit në vitin tjetër kemi parashikuar një rritje ekonomike në 10.6%”- tha Denaj.
Deklarata e ministres u kundërshtua nga ekspertja e ekonomisë Suzana Guxholli duke thënë se kjo nuk është e vërtetë, pasi vendi ynë në çdo raport mban vendin e fundit në rajon. “Jemi të fundit në rajon. Çdo vit dilni me më pak se parashikimet. Është buxhet jo-optimist, ose thënë ndryshe I fryrë”- tha Guxholli.
Top Channel