Produkt IQOS

Në javën e parë të korrikut 2020, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve të Bashkuara (FDA) deklaroi se tani ka autorizuar tregtimin e produkteve IQOS si produkte të duhanit me risk të modifikuar.

Për SH.B.A., ky është një hap përpara për të gjitha produktet IQOS – dhe produktet e tjera me ngrohje pa djegie. Ato edhe pse nuk janë tërësisht të padëmshme nuk përbëjnë rrezik shëndetësor për përdoruesit ashtu siç ndodh nga cigaret.

Sigurisht, shumë përdorues të IQOS ndoshta do të thonë se ata e dinin këtë tashmë. Mbi të gjitha, në Mbretërinë e Bashkuar, kanë kaluar gati dy vjet që kur Komiteti Britanik i Toksicitetit (COT) deklaroi se, bazuar në gjetjet e hulumtimit, përdoruesit e produkteve me ngrohje pa djegie janë  10-40% më pak të ekspozuar ndaj substancave të dëmshme krahasuar me përdoruesit e cigareve.

Rrezik më i ulët shëndetësor

Duke marrë parasysh të gjitha sa më sipër, le të mos harrojmë se produktet me ngrohje pa djegie, të tilla si IQOS, ashtu si dhe cigaret elektronike apo pajisjet e tjera pa tym, janë alternativa më të mira se cigaret, edhe pse me ndryshime të dukshme mes tyre. Thënë kjo, është e lehtë për ata që nuk i njohin të supozojnë se janë shumë të ngjashëm, duke pasur parasysh që cigaret elektronike dhe produktet IQOS ngjajnë në pamje.

Dallimi mes tyre qëndron se cigaret elektronike funksionojnë duke thithur lëng të avulluar (i cili mund të përmbajë nikotinë ose CBD), ndërsa pajisjet me ngrohje pa djegie, në vend të kësaj, ngrohin duhanin, në vend që ta djegin si cigare duke çliruar aerosol dhe jo tym.

Në të vërtetë, është për shkak të këtij ndryshimi thelbësor midis tyre, Drejtuesi iCOT Profesor Alan Boobis ka deklaruar: “është e mundshme që rreziqet shëndetësore për pirësit e duhanit që kalojnë nga cigarja në produktet me ngrohje të jenë më të ulëta “.

Krahas ndryshimeve shëndetësore midis produkteve IQOS dhe cigareve, njihuni dhe me aspektet e tjera dalluese.

Thithja – një thithje nga një pajisje IQOS jep një ndjesi të mirë të shijes së duhanit pa lënë pas asnjë shije të veçantë.

Reja e tymit – vizualishtaerosoli içliruar nga IQOS është shumë i ndryshëm nga reja e tymit që krijon një cigaredhe zhduket jashtëzakonisht shpejt

Aroma – pajisjet IQOS nuk gjenerojnë tym, kështu që nuk ka aromën e njohur të tymit të cigares e në vend të kësaj, ka një aromë shumë më të lehtë.

Përvoja e përgjithshme – për ata që nuk e lënë cigaren, IQOS ofron një përvojë të përgjithshme pozitive të përdorimit të një pajisjeje IQOS, sigurisht duke eliminuar dhe rrezikun e lartë shëndetësor.

Produkt IQOS

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA