Frika mposht gëzimin/ Covidi mbyll qytetin biblik!

02/12/2020 17:04

Koronavirusi ka hedhur një hije të zymtë mbi festimin e Krishtlindjeve në Betlehem, tani nuk ka mbetur më gjë tjetër veç mbylljes së qytetit biblik të nderuar si vendlindja e Jezusit.

Në një kohë kur ky duhet të ishte atje kulmi I një sezoni të gëzueshëm festiv në vend, rrugët janë të boshatisura. Këtë vit mungojnë mijëra pelegrinë ndërkombëtarë që mbushin zakonisht Betlehemin në një periudhe të tillë. Shërbimi i njohur i ndriçimit të pemës së Krishtlindjes do të kufizohet në një numër të vogël njerëzish, ashtu si dhe shërbesat kishtare në vigjilje të 25 dhjetorit.

“Betlehemi ka vdekur”, tha Maryana al-Arja, pronare e hotelit me 120 dhoma Angel në periferi të Betlehemit. Ky hotel ishte vendi i shpërthimit të parë të koronavirusit në Bregun Perëndimor; atë e sollën një grup turistësh grekë marsin e vitit të kaluar, thotë al Arja. Ajo i mbajti për disa muaj 25 punonjësit e stafit të saj, por në fund, nuk kishte më mundësi t`i paguante. Al-Arja, e cila u infektua dhe vetë me Covid 19 rrëfen se u detyrua ta mbyllë hotelin sepse nuk ka asnjë shenjë të përfundimit të pandemisë apo se turistët do të kthehen së shpejti.

“Në këtë kohë të viti, në hotelin tonë kishim 351 grupe turistike të rezervuara, me nga 150 persona secili,” tha ajo. “Por ata të gjithë i anuluan rezervimet”, shton gruaja. Në 2019-tën, Bethlehemi priti rreth 3 milionë turistë në 2019, ndërsa këtë vit, ky numër është afër zeros.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA