S’e Luan Topi/ “E ëma e qëlloi me gur për ta vrarë”, Pastor Vilajeti rrëfen historinë e fëmijës që shpëtoi, përlotet në studio 12/09 20:44
Dy këngëtarët e dashur për publikun, Alban Skënderaj dhe Arilena Ara janë duke punuar mbi një projekt të ri muzikor. Lajmi është bërë i ditur nga dyshja përmes rrjeteve sociale.
“A i sheh rreth teje bukuritë? AISHEH”, ka shkruar Ara në një postim që ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
Fansat duket se mezi po presin për këngën e dyshes, e cila po ashtu është përshtatur me stinën e vjeshtës. Kjo njëherësh do jetë kënga e parë e tyre e përbashkët, ndonëse ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.
Kujtojmë që Arilena Ara ka qenë fituese e “X Factor 2”, ndërsa Albani ishte në juri.
Top Channel