28/11 13:36
“Do të habiteni nga zgjedhja ime, por do të zgjedh Arbrin”.
Kështu deklaroi Ana Kauri, kur u pyet nga moderatorja Bora Zemani në lidhje me takimin e ardhshëm. Ajo tha se i pëlqen të eksperimentojë dhe pas një kohe të gjatë pauze, zgjodhi të dilte me Arbrin.
Gjithashtu, paralajmëroi se pas takimit me të, nuk mund të hidhet poshtë mundësia që ajo të dalë me djemtë e rinj. Ndërkaq, kujtojmë se Ana e re këtë javë ishte në një takim me Elvisin, takim ky që shkoi shumë mirë. Bukuroshja theksoi se me Elvisin u ndje komode dhe pranoi hapur se mes tyre ekziston një kimi paraprake.
Top Channel