​Miratimi i vaksinës Pfizer në Britani duhet të sigurojë amerikanët, thotë shefi i Shëndetit në SHBA

02/12/2020 19:16

Miratimi fillestar i Britanisë për vaksinën antiCOVID-19 të Pfizer duhet t’u japë amerikanëve besim ndërsa prodhuesi i ilaçeve javën e ardhshme shkon më tej drejt kërkimit të miratimit nga SHBA, deklaroi sot sekretari amerikan i Shëndetësisë Alex Azar.

“Për amerikanët kjo duhet të jetë shumë qetësuese: një autoritet i pavarur rregullator në një vend tjetër ka gjetur se kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive për përdorim. Këtu do të lejojmë që FDA të kalojë në procesin e tij”, tha Azar për Fox Business Network.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA