“Unë bëj seks me atë që e ndjej, e jo për një kafe”/ Sindi nuk pendohet, heziton t’i kërkojë falje Melisës

01/12/2020 19:38

Edhe pse të gjithë insistuan që Sindi t’i kërkonte falje Melisës për debatin e një puntate më parë, 22-vjeçarja hezitoi ta bënte një veprim të tillë.

Ajo tha se sipas saj, Melisa ishte ajo që e ofendoi e provokoi e para, e për këtë arsye nuk dëshiron t’i kërkojë ndjesë. Ndërkohë edhe Melisa, nuk preferoi të rigjeneronte marrëdhënien me Sindin, duke thënë se nga ky moment e tutje nuk ka dëshirë të flasë aspak me të.

Kujtojmë që një puntatë më parë, Sindi dhe Melisa u përfshinë në një debat. 22-vjeçarja iu drejtua ashpër Melisës kur i tha: “Unë do bëj seks me atë që do e ndjej e jo me këdo për një kafe”, pas kësaj deklarate, Melisa u largua nga studio. Konkurrentët u ndanë në dy pjesë, disa nxituan pas Melisës, ndërsa të tjerë, u munduan të qetësonin Sindin, e cila gjithashtu ishte tepër e revoltuar.

FOTO GALERI
3/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA