Foto ilustruese

Një studim i ri i kryer nga Universiteti i Kalifornisë ka gjetur një mënyrë shumë të thjeshtë për të kuptuar nëse keni shokë të vërtetë.

Pothuajse 1000 njerëz nga 24 vende të botës u kërkuan të dëgjonin regjistrime të shkurtra të individëve që qeshnin.

Sipas The Independent, ndonëse regjistrimet ishin vetëm disa sekonda të gjata, subjektet që iu nënshtruan studimit arritën të dallonin se cilët nga ata që qeshnin ishin shokë të vërtetë dhe cilët ishin njohje të reja.

61% e përgjigjeve ishin të sakta duke nxjerrë kështu një përfundim shumë befasues. E qeshura nuk është vetëm komunikim mes njerëzve, por edhe sinjal për të tjerët që e ndjekin nga jashtë këtë marrëdhënie.

“Ajo është një mjet i fuqishëm që na jep informacione rreth sinqeritetit që një lidhje shoqërore ka” , tha një prej psikologëve që mori pjesë në studim.

Top Channel