Nisja e Mësimit të Kombinuar/ Ministrja Kushi vizitë në shkollën 9-vjeçare “Edit’h Durham”

01/12/2020 15:45
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi zhvilloi një vizitë në shkollën 9-vjeçare “Edit’h Durham” në Tiranë ku ka bashkëbiseduar me nxënës e mësues në lidhje me nisjen e mësimit të kombinuar.

Ajo ka falënderuar nxënësit dhe mësuesit për mirëkuptimin e treguar në këtë kohë të pazakontë.

“Më vjen mirë që shkolla ka përshtatur në mënyrë optimale oraret e reja në funksion të mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe mbrojtjes së shëndetit të gjithsecilit. Gjej rastin sërish të përcjell një falënderim të përzemërt për çdo mësues, nxënës e prind për mirëkuptimin e treguar në këtë kohë të pazakontë dhe përshtatjen me sfidat e përbashkëta që kemi të gjithë përpara”,  shkruan Kushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA