Mevlani kundër të gjithëve, i del në mbrojtje Sindit/ Reagojnë Andi dhe Fatjoni: Ti vdiqe për një puthje…

01/12/2020 19:33

Mevlani ka realizuar dy takime deri më tani me Sindin.

Dyshja e ka pranuar hapur pëlqimin për njëri-tjetrin dhe është parë se mes tyre ka një kimi. Ndërkohë, në situatën e krijuar në studio puntatën e djeshme, ku Sindi dhe Melisa u përfshinë në një debat, Mevlani preferoi të mbante anë. Ndryshe nga pjesa tjetër e konkurrentëve që nxituan pas Melisës, kur kjo e fundit u largua nga studio, Mevlani qëndroi pranë Sindit.

Ndërkohë edhe në debatet e sotme në studio, ku të gjithë konkurrentët menduan se Melisa ka të drejtë, Mevlani mbrojti Sindin. Ai tha se Sindi ka reaguar shumë rëndë ndaj Melisës, por me të njëjtat provokime sipas tij ka vijuar dhe bukuroshja. Për këtë arsye djali debatoi me Andin dhe Fatjonin, të cilët kërkonin nga Sindi që t’i kërkonte ndjesë Melisës për deklaratat e bëra.

Mevlani: Ju duket normale që të ofendojnë?

Fatjoni: Tani vdiqe për të marrë një puthje.. . Je i lodhur. Të jesh e virgjër nuk është ofendim.

Mevlani: Nuk jam si puna jote që i shtrij femrat në tokë.

Andi: Ti thuash tjetrës kurvë qenka nder?

Mevlani: Ajo ka punë drejtpërdrejt me atë.

FOTO GALERI
2/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA