Inter mban gjallë shpresën/ Fiton përballjen dramatike ndaj Gladbachut…

01/12/2020 23:04

Interi ka fituar 3-2 ndaj Borussia Monchegladbach, në xhiron e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pas vetëm 17-të minutash lojë, Nerazzurët kaluan në epërsi përmes Mateo Darmianit që u asistua nga Roberto Gagliardini.
Mirëpo, para se të përfundonte pjesa e parë, Alassane Plea (45+1) i barazoi shifrat në 1-1 me asistimin e Valentino Lazarov.

Në pjesën e dytë, u shoqërua me ritëm më të lartë të lojës, e gjatë saj u shënuan tre gola.

Ishte Romelu Lukaku që në minutën ne 64-të riktheu epërsinë për Interin, derisa pranoi një top fantastik nga Marcelo Brozovic.

Sulmuesi belg (73′) nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e tretë për skuadrën italiane, me Achraf Hakimin që ishte asistuesi.

Por, Plea pas vetëm tre minutash arriti që të ngushtonte epërsinë e Nerazzurëve në 3-2, nga një asistim i Marcus Thuram.

Interi arriti që të mbante epërsinë deri në fund, duke marrë kështu tri pikët aq të vlefshme në këtë udhëtim ne Evropë.
Kujtojmë që Monchegladbachu vazhdon të jetë lider i Grupit B me tetë pikë, Shakhtar Donetsku e Real Madridi me shtatë, derisa Interi është në vendin e fundit me 5-ë pike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA