Francezët në protestë/ Qeveria dorëzohet, tërheq ligjin

01/12/2020 20:43

Dhjetëra mijëra vetë protestuan ditët e fundit në rrugët e Francës kundër reformimit të ligjit të sigurisë. Një nen i tij penalizon filmimin e policisë. Por pas indinjatës popullore, koalicioni qeveritar u dorëzua.

Shumica qeveritare në Francë pretendonte riformulimin e nenit të diskutueshëm të ligjit të sigurisë, i cili kufizon filmimin e operacioneve policore:

“Ne do të propozojmë një rishikim të plotë të nenit 24”, tha Christophe Castaner, lideri i partisë La République en Marche (LREM) në Asamblenë Kombëtare.

Për javë të tëra ka pasur kritika të ashpra ndaj Nenit 24 të “ligjit global të sigurisë” të planifikuar, me të cilin qeveria pretendon të mbrojë policinë. Po të miratohet, publikimi i fotografive të punonjësve të sigurisë në operacione, të cilat kanë si qëllim dëmtimin e integritetit fizik ose mendor të oficerëve të policisë, mund të dënohet me deri në një vit burg dhe me një gjobë prej 45.000 euro. Asambleja Nacionale e kishte miratuar tekstin tashmë javën e kaluar – tani radhën e ka Senati – dhoma e sipërme. Por pas protestave masive, kryeministri  i Francës, Jean Castex u tërhoq nga pretendimi për riformulimin e ligjit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA