Drake, Bad Bunny, Dua Lipa dhe The Weekend janë mes artistëve më të dëgjuar të 2020 sipas  shifrave nga Spitify.

Drake ishte artisti më popullor në britaninë e madhe, duke ia rrëmbyer pozicionin më të lartë ed Sheeran.

Blinding Lights e The Weeknd’s ishte kënga më e transmetuar në britaninë e madhe ndërsa albumi “Divinely Uninspired To A Hellish Extent”, i Leëis Capaldit, ishte albumi më i vlerësuar.

Bad Bunny ishte artisti më i suksesshëm në shkallë globale me 8.3 miliardë shikime. Albumi i dytë i yllit puerto rica-n ka shënuar 3.3 miliardë transmetime pasuar nga “After Hours i The Weeknd’s dhe Hollywood’s Bleeding i Post Malone.  Ndërsa Fine Line i Harry Styles dhe Future Nostalgia i Dua Lipës zunë respektivisht vendin e katërt dhe të pestë.

Spitify tha se zhanri më popullor i 2020 ishte muzika pop, duke reflektuar një rritje për muzikën e gëzuar dhe ritmike gjatë pandemisë.

Top Channel