“Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian mund të ndodhë edhe në muajin mars, nëse arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore”.

Kështu u shpreh në “Top Talk”, analisti Enton Abilekaj, i cili për hapjen e negociatave ia kaloi të gjithë peshën partive politike të vendit. Ai tha se Reforma Zgjedhore është kushti i vendosur nga Bashkimi Evropian për vendin tonë. Gjithashtu gjatë fjalës së tij në “Top Talk”, analisti theksoi se ndërtimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese brenda muajit dhjetor, më së largu në janar, do të siguronte sipas tij hapjen e negociatave para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Janë disa kushte, parakusht mbetet një Reformë Zgjedhore dhe zgjedhje të bazuara në atë që u miratuan në parlament më 23 korrik. Jo ajo që u miratua më 30 korrik. Thuhet qartësisht që BE-ja e vlerëson marrëveshjen e 5 qershorit që u zbatua në 23 korrik, pra nuk e vlerëson atë që ndodhi në 30 korrik. Ajo na mban peng ne në parakushtin që ka vendosur BE-ja për cilësinë e zgjedhjeve të ardhshme dhe për zbatimin e Reformës Zgjedhore. Kjo gjë mund të na penalizojë edhe në mars. Parakushtet e tjera janë Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese që duhet të krijohet brenda dhjetorit, maksimumi në janar. I takon parlamentit dhe presidentit për të zgjedhur anëtarin e tyre për të mbyllur numrin e domosdoshëm që Gjykata Kushtetuese të fillojë të funksionojë. Kështu që të gjitha janë të realizueshme përveç asaj pike, e cila u shkaktua më 30 korrik dhe që nuk i japim përgjigje përpara datës 25 prill”, u shpreh Analisti në “Top Talk”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA