Bradley Cooper dhe Gigi Hadid shijojnë një mbrëmje në Paris, darkë me miqtë gjatë Javës së Modës Nisi si një risi në televezionet shqiptare, për tu kthyer në një fenomen. Përputhen programi i parë i dashurisë reality në Shqipëri, që theu tabu dhe solli rinine në ekran ashtu pa filtra të censuruar.
Stafi i programit përputhen, pak para nisjes së programit të ditës së sotme, festoi shifrën rekord të audiencës, 100 milion shikime në You Tube, ende pa bërë 3 muaj transmetim.
Janë 24 episode të plota që janë klikuar mbi 1 milion herë e sa kaq episodi më e preferuar është 1.5 milion dhe lidhet me historinë e Anës dhe Fatjonit. Një rekord absolut për tv shqiptare.
Historitë mes të rinjve, xhelozitë, intrigat, pëlqimet apo antipatitë të sjella ashtu sic janë në të vërtetë , pa dashur ti transformojnë apo zbukurojnë ato, janë padyshim suksesi i fenomenit tv përputhen. Nën autorsinë e Olsa Muhameti, cdo ditë ky program në orën 18:20 minuta mbërthen në ekranin e top Cannel shikuesit, dhe në orën 19:30 në kanalin zyrtar të Top Channel në You Tube.
Top Channel