Këtë të hënë në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ishte e ftuar meterologia Adiola Bani.

Ajo, tregoi se dita e parë e dhjetorit do të nisë me reshje shiu në disa zona, si edhe paralajmëroi një dimër të ftohtë e me reshje. Meterologia bëri një parashikim të motit për javën e fundit të dhjetorit, e cila përkon me Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Ajo tha se në përgjithësi dhjetori do të jetë një muaj i ftohtë e me reshje dëbore dhe shiu, kështu që sipas parashikimeve të deritanishme edhe java e fundit e dhjetorit do të variojë po në këto ritme.

 

“Duke qenë se do të kemi prezencë të dukshme të reshjeve të këtij dhjetori edhe java e fundit do të ketë reshtje. Por është ende herët ne do të jemi çdo ditë në Top Channel për detajet. Ky është ai trendi që do të kemi sa më shumë reshje që do të sjelli motin e ftohtë”, tha meterologia.

Top Channel