Shpesh është cilësuar si “romantiku” i “Për’Puthen”, nga analisti Arjan konomi. E kemi fjalën për Mevlanin, i cili këtë anë të tij, e tregoi edhe në takimin me Sindin, ku i dhuroi një arush dhe një buqetë me lule.

Dhurata u pëlqye jo pak nga Sindi, e cila nisi më pas të thellonte bisedën në tematika tepër intime. Ajo e pranoi hapur se ka një pëlqim për djalin nga Kavaja, por shtoi se nuk ka në plan që të bëhet nënë në një kohë afatshkurtër, pasi është tepër e impenjuar në fushën e artit. Ndërkohë djali, tha se fëmija është qenia më e mrekullueshme në botë, por edhe ai nuk ka bërë një plan se kur do të ketë një të tillë.

“Kam një pëlqim ndaj teje, më step diferenca e moshës, ti për dy vite do të duash fëmijë. Unë nuk e shikoj veten që për pesë vite të jem mama. Kam pëlqim, por pjekuria ime me të ka një pengesë. Ai për 1-2 vite e shikon veten me fëmijë, por kjo do të më stepi. Për kaq sa e njohim njëri-tjetrin, pjesa e moshës më step paksa. Fakti që ne komunikojmë shumë mirë dhe ne qeshim bëjmë shaka dhe ndihemi shumë mirë. Po ndihemi mirë, unë për vete ndihem në atë zonën e komfortit dhe më pëlqen kjo gjë. Po diskutohet kjo stepja për çështjen e fëmijës. Nuk është kjo në momentin që e deklaroj se ka një pëlqim për Mevlanin, në momentin që e zgjodha në takim e dija moshën e tij. Por kur ra muhabeti tek familja ai më la të mendoja që dashuron një familje nesër pasnesër”, tha Sindi.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel