Sporti i ping pongut/ Firmoset akordi Shqipëri-Kosovë

29/11/2020 11:42

Pas basketbollit, një tjetër sport bën një hap drejt bashkimit të shqipërisë dhe Kosovës dhe bëhet fjalë për sportin e ping pongut.

Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes Federatës shqiptare të Ping Pongut dhe asaj të Kosovës në një ceremoni që u zhvillua në qytetin e Durrësit.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje u bë nga presidentët e të dy Federatave, Arben Mecaj dhe jeton Beqiri, në prani të sekretarëve të përgjithshëm. Po kështu i pranishëm ishte edhe presidenti i komitetit Olimpik Shqiptar Viron Bezhani.

Drejtuesit më të lartë të Federatës shqiptare dhe asaj të Kosovës të ping Pongut deklaruan se kjo marrëveshje ëshët dicka shumë pozitive që do të shërbejë në përmirësimin dhe masivizimin e këtij sporti në të dy vendet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA