Për t’u mos u humbur/ “Zonja nga Qyteti”, “Dora e Ngrohtë”, “Treni niset në 7 pa 5” në versionin “Kinostar”

29/11/2020 15:20

Në vigjilje të festave të nëntorit, rubrika “Kinostar” në “E Diell”, solli interpretime të filmave shqiptarë. Interpretimet nisën me një skenë të shkëputur nga filmi “Zonja nga Qyteti”, ku Katerina, Nadia dhe Ina, risollën në një version totalisht “Kinostar”, filmin e famshëm.

Ndërkohë filmi “Dora e Ngrohtë”, e njohur për batutën “bishti i qenit gjithmonë i shtrembër do të jetë”, u interpretua nga Arlin dhe Kristi.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, ishte interpretimi i filmit “Treni niset në 7 pa 5”, e cila u interpretua me aq mjeshtëri nga Enea dhe Evi, të cilët kanë mbaruar akademinë e arteve për aktrim dhe kanë njohuri të gjerë në këtë fushë.

Sa i përket jurisë, komentet në përgjithësi ishin pozitive, por konkurrentët edhe pse në interpretime shqip dhe tepër të njohura për to, nuk arritën t’i shpëtonin kritikave sistematike të pjesëtarit të jurisë Genc Përmeti.

Top Channel