Në 24 orët e fundit, në Kroaci janë regjistruar 2.919 raste të reja të infektimit me koronavirus, ndërsa numri i rasteve aktive në vend ka arritur në 23.062.

Në mesin e pacientëve aktivë, 2,273 janë në spital, nga të cilët 260 në respirator.

Gjithashtu njoftohet se 57 persona kanë vdekur që nga dje.

Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 126.612 njerëz të infektuar me koronavirusin e ri, nga të cilët 1.712 kanë vdekur, 101.838 njerëz janë shëruar, përfshirë 3.373 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, 50.603 persona janë në vetizolim.

Deri më sot, gjithsej 744.319 njerëz janë testuar, nga të cilët 8.217 në 24 orët e fundit.

Top Channel