Kripa e zezë, e rrezikshme/ Ende në treg, por ka mungesë të madhe të jodit

29/11/2020 12:19

Kripa e zezë që prej vitit 2008 është e ndaluar të përdoret për konsumim human. Pavarësisht kësaj kripën e zezë të pajodizuar e gjen në cdo market apo treg. Nga ana tjetër konsumatori është i painformuar se çfarë problemesh shkakton në organizëm kjo kripë.

-Kripën e zezë për cfarë e përdorni?

Për të ngrenë.

-Për kripën e zezë thonë që ka pak jod dhe është e dëmshme.

Po unë kam 50 vjet që e përdor, jam 75 vjec dhe kam super shëndet.

Kripa e zezë nuk të bën keq.

-Për cfarë e përdorni?

Për këto zahiret e dimrit.

Kripën e zezë e përdorim për turshi.

-E dini që është e dëmshme?

E dim, por nuk e përdorim vetëm për tushi pak.

GAZETARJA: Përse kripa e zezë është e ndaluar të tregtohet për përdorim human dhe shtazor? Sa i rëndësishëm është jodi?

H.BASHA: Jodi është shumë i rëndësishëm sepse shfaqet hipoteroidizmi, në rastet kur nuk marim mjaftueshëm jod. E para ndikon shumë në fetilitetin tek femrat. Pa diskutim që zhvillimi i skeletit i kockave është i pamundur të arrihet në standardin e lejuar. Hormoni i rritjes nuk funksionon mirë nëse jodi nëse jodi nuk është në nivelet e lejuara.”

Organizata Botërore e Shëndetit ka nxjerr përfundimin që mungesa e jodit  sjell probleme mentale.

” Në qoftë se fëmijët e vegjël nuk marin sasinë e duhur të jodit atëherë ata do të kenë të gjitha shenjat e para të një deficence të lehtë. Ata do të jenë të lodhur, apatik jo të gjallë për të bërë aktivitetin e tyre të përditshëm. Por nëse kjo deficencë është e rëndë shkon deri në prapambetje mendore. ”

Një tjetër arsye se përse kripa e zezë duhet hequr nga kuzhina,janë metalet e rënda.

” Përpos kësaj kripa e zezë përmban sasi të lartë të mineraleve të rënda. Të cilat do të kishin efekte jo pozitive në organizmin tonë. Duke filluar që nga ndryshimet e presionit arterial  dhe prezenca e sëmundjeve të sistemit nervor. ”

Rudina Muca

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA