“Sa patriotë jemi”, kjo ishte temë diskutimi në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”.

Lidhur me temën, e cila përkon me festat e 28 dhe 29 nëntorit, sociologu i njohur Gëzim Tushi theksoi ndër të tjera se sot ka një koncept të ngurtë për patriotizmin. Ai shtoi se patriotizmi ka evoluar me kohën e këtë e ilustroi me një shembull.

Sociologu tregoi se në kohën e luftës nacional çlirimtare, partizanët e ballistët, kanë pasur koncepte të ndryshme për luftën, të dy kampet sipas sociologut, mendonin se ishin patriotë, por në fund, fitimtarët u cilësuan si të tillë.

“Ndjenja e patriotizmit është një nga ndjenjat më kryesore që ka njeriu, është një lloj ADN-je që i mban njerëzit e bashkuar për shkak të një ndjenje të përbashkët, kështu që nuk duhet neglizhuar. Kjo ndjenjë ka pësuar evolucionin e saj. Ka një koncept të ngurtë për patriotizmin. Ajo nuk është njësoj. Ndryshe është të jesh patriot në luftë, ndryshe është të jesh në paqe. Ky sot është pak më i butë, sepse nuk ka kërkesa. Nëse kthehemi në luftën nacional çlirimtare, patriot ishin ata që luftuan për çlirimin e atdheut. Edhe midis partizanëve dhe ballistëve ka pasur koncepte të ndryshme për patriotizmit dhe fitimtarët thanë që ne jemi patriot dhe ju jeni tradhtar”, tha Tushi.

Top Channel