Marrëveshja mes Londrës dhe Parisit për frenimin e migrantëve që vijnë në Britani ka një kosto prej 28 milionë sterlinash, të cilat do i paguhen Francës që të dyfishojë forcat e saj policore dhe kufitare që do të patrullojnë rreth 150 km vijë bregdetare përgjatë kanalit detar mes Francës dhe Britanisë, i cili përdoret nga trafikantet e qenieve njerëzore.
Më shumë se 8000 veta kanë mundur gjatë këtij viti të kalojnë me gomone apo mjete të tjera transporti detar nga Franca drejt Britanisë, një shifër afro 6 mijë më shumë se një vit më parë. Pjesë e marrëveshjes do jenë përdormi i dronëve, paisjeve të radarëve dhe binokulareve optronik si dhe kamerave fikse për të survejuar trafikimin e emigranteve drejt brigjeve angleze.
Një pjesë e fondeve do përdoren nga Franca që të strehojë emigrantët që ndodhen në territorin francez, por që synojnë Anglinë.
Kalimi ilegal i emigranteve me gomone nga Franca drejt brigjeve angleze është një shqetësim i madh për qeverinë e Boris Johnson dhe Britania ka dënuar 57 trafikantë dhe 46 skafistë gomonesh , ndërkohë që raporohet se afro 300 veta kanë humbur jetën në 20 vitet e fundit në tentativat për të kaluar ilegalisht kufirin drejt Britanisë.
Marrëveshja e kritikuar si një” rirregullim karrigesh në anijen e Titanikut”, mbulon vetëm Francën , ndërkohë që emigrantët vijnë edhe nga Holanda, Spanja apo Belgjika, siç ishte rasti i dy javëve më parë ku 69 emigrantë shqiptarë u kapën në një anije peshkimi me ekuipazh ukrainas që ishte nisur nga brigjet e Belgjikës. Mbetet të shihet nëse Brexiti i cili do hyjë në fuqi në fund të janarit, do të jetë një boomerang për Britaninë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore kur mendohet se kontrolli i mauneve për emigrantë dhe trafikun e drogës do jetë më i pakët, apo këto masa do jenë të mjaftueshme për të frenuar këto aktivitete kriminale. Pas daljes se Britanisë nga BE-ja pushon se funksionuari edhe Konventa e Dublinit qe parashikon rikthimin e emigranteve ne vendin e pare te sigurt brenda një shtetit te BE.
Top Channel