Debat për shtatoret e heronjve/ Në Prizren u përuruan monumentet e Skënderbeut dhe Adem Jasharit

29/11/2020 12:42

Në Kosovë ka patur polemika në lidhje me dy shtatore të përuruara një ditë më parë në qytetin e Prizrenit, ato të Adem Jasharit dhe Skënderbeut.

Të dy shtatoret u përuruan me rastin e 28 nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë e në të njëjtën kohë, ditëlindjen e komandantit legjendar të UCK Adem Jashari.  Ndërsa shumëkush i ka mirëpritur ato, ka patur edhe nga ata që kanë shprehur pakënaqësi me imazhin e tyre, mes të cilëve, edhe kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në ditën e flamurit, ditëlindjen e komandantit Adem Jashari por edhe daljes për herë të parë në publik të UCK-së, Kosova kujtoi dëshmorët e vendit me një seri ceremonish. Shtatorja e bronztë e Skënderbeut i zbulua në qytetin e Prizrenit nga kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka. Në ceremoninë e inaugurimit ishte i pranishëm edhe ministri i mbrojtjes, Anton Quni, dhe deputetë të këtij qyteti.  Ndërsa shtatorja e Adem Jjasharit u zbulua në qendrën e madhe tregtare Abi Carshia në Prizren, financuar nga një familje e këtij qyteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA