Shiko Kush LUAN/ Manjola Nallbani zbulon arsyen pse nuk e ka bërë kurrë publik bashkëshortin e saj

28/11/2020 23:44

Në këtë puntatë të dhjetë të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca, dedikuar festave të 28-29 Nëntorit, e ftuar ishte këngëtarja e mirënjohur Manjola Nallbani.

Gjatë pjesës së fundit të titulluar “Ndaje ose pi raki” të ftuarit ishin të gjithë të ulur në një sofër shqiptare siç i ka hije dhe festave.

Pyetja dedikuar Nallbanit, ishte: “Manjola, e ke mbajtur gjithnjë për vete jetën tënde personale. Fansat e tu kanë qenë gjithnjë kurioz se pse Manjola Nallbani nuk publikon kurrë foto me bashkëshortin e saj. Kjo vjen për faktin që je xheloze apo është Sokoli ai që nuk ka qejf të shfaqet në jetë tënde publike. Ndaje sot me ne njëherë e mirë në “Shiko Kush LUAN” këtë detaj ose pi raki…”

Lidhur me këtë pyetje, Nallbani vendositë përgjigjej e të jepte një sqarim për të gjithë fansat e saj.

Ajo tregoi se së pari familja është për të gjithë e shenjtë, e së dyti i shoqi i saj ndryshe nga ajo, ka zgjedhur të mos jetë një person publik, andaj në njëfarë mënyre ai nuk ka pse bëhet pjesë e personave të tjerë që flasin kur nuk ka zgjedhur të jetë pjesë e një lloj jete të tillë.

Top Channel