Pas shumë debateve në showbiz, Blunt dhe Real 1 nuk i kërkojnë falje askujt përveç Luana Vjollcës dhe kjo është arsyeja!

28/11/2020 22:14

Shaolin Gang apo të njohur ndryshe si Blunt dhe Real 1 ishin të ftuar në emisionin “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollca.

Ata prej vitesh përfliten për debatet e shumta me personazhet VIP shqiptarë, me disa prej të cilëve tani i kanë rregulluar marrëdhëniet, por ka edhe nga ato debate të cilat vazhdojnë ende.

Mirëpo, cilit personazh publik shqiptar do t’i kërkonin falje sot në “Shiko Kush LUAN”?

Blunt dhe Real u përgjigjën duke thënë se asnjërit nuk do i kërkonin falje, përveç autores dhe moderatores së programit Luana Vjollcës. Arsyeja është sepse nuk kanë qenë më herët në emsion pasi i kishin ndaluar intervistat dhe kjo dalje televizive është e para pas shumë vitesh dhe ekskluzivitetin e rikthimit ia dhanë “Shiko Kush LUAN”.

Menjëherë pas përfundimit të intervistës Shaolin Gang dhe Luana Vjollca performuan HIT-in e tyre, “Luanët”.

Top Channel