Histori personale/ Nëna përmbys të gjitha shanset, lind trinjakë identikë me herë të parë (Fotot)

28/11/2020 21:13

29 vjeçarja Allana Allard dhe bashkëshorti i saj Tim, 31 vjeç, thanë se nuk e besonin se familja e tyre ishte rritur me tre pjesëtarë në shtatëzaninë e parë të gruas, kur ishin përpjekur vetëm dy javë për të lindur.

Nëna që lindi për herë të parë, mundi shanset e llogaritura në rreth 1 në 200 milionë me trinjakët e saj identikë, të lindur gjatë izolimit të koronavirusit.

Nëna e re nga New South Wales në Australi, thotë se dy javë pasi kishin tentuar për një bebe, zbuluan testin pozitiv të shtatzanisë. Të gëzuar ata shkuan të bënin ekon e parë me ultratinguj pas gjashtë javësh, por mbetën pa fjalë kur iu tha se kishte tre rrahje zemrash.

Asnjë nga të dy nuk kishin histori lindjesh të shumëfishta në familje e tyre por Allana e Tim nisën përgatitjet për trefishimin e familjes së tyre.

Ajo solli në jetë tre djemtë Jaxon, Zac e Zavier në maj 2020, në kulmin e izolimit të pandemisë.

Allana, e cila ka lindur në Falkirk të Skocisë, ka ardhur në Australi në moshën 13 vjeçare. Ajo tha: “Ne vendosëm të tentojmë për një bebe në tetor të vitit të shkuar dhe brenda dy javësh unë isha shtatzënë. U lumturuam shumë. Kur shkuam për të bërë ekon nuk kishim shumë pritshmëri pasi ishte ende herët. Por në fillim dëgjuam dy rrahje zemre dhe na thanë se ishin binjakë. Më pas bëmë një eko të brendshme me ultratinguj dhe morëm lajmin se ishin trinjakë. Tim ishte zbardhur fare, edhe unë isha e shokuar. Ne nuk kishim absolutisht të dhëna familjare për lindje të shumëfishta, kështu që ishte thjesht rastësi”.

Pandemia e COVID-19 e detyronte gruan të mos dilte thuajse fare nga shtëpia dhe me pas të mos vizitohej nga të afërm gjatë tre javëve që qëndroi në spital me trinjakët.

Allana shton se prej pandemisë edhe gjyshja e saj nga Skocia nuk kishte ardhur ta vizitonte.

Fillimisht çifti supozuan se vetëm dy nga trinjakët ishin identikë pasi Jaxon and Zac ishin rritur në një qese në bark, kurse Zavier në një tjetër.

Por gjashtë javë pas lindjes ata u shokuan kur rezultatet e ADN-së treguan se treshja ishin gjenetikisht identike.

Djemtë u lindën me prerje çezariane pas 33 javësh me peshë 1.9kg, 2kg dhe 2.3kg.

Tashmë trinjakët janë bërë gjashtë muajsh (qofshin me shëndet) dhe prindërit thonë se kanë zgjidhur problemet e rutinës dhe janë të lumtur me familjen pesëshe.

Allana tha: “Nuk arrij ta besoj që kam nxjerrë tre bebe nga barku. Shtatëzana më shkoi mirë, nuk kam pasur komplikacione madhore. Tashmë llogarisim që na duhet 3 nga gjithçka. Porositëm karrocën nga jashtë vendit, falë Zotit na erdhi në kohë. Konsumojmë tre kavanozë të mëdhenj me ushqim për bebe në javë dhe bebelinat nuk mbarojnë kurrë”.

“Kudo që shkojmë në qytet na ndalojnë të çuditur. Kemi karrocë aq të madhe, dallohet menjëherë”.(DailyMirror)

FOTO GALERI
2/7
29 vjeçarja Allana Allard dhe bashkëshorti i saj Tim, 31 vjeç, thanë se nuk e besonin se familja e tyre ishte rritur me tre pjesëtarë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA