Një kafshë deti e quajtur ndryshe “vrasësi më i bukur i oqeanit” prej ngjyrave vezulluese blu dhe pickimeve helmuese nganjëherë fatale, ka nisur të dalë masivisht duke ngordhur në brigjet e Afrikës së Jugut.

Krijesat e njohura gjithashtu si Dragonjtë Blu u gjetën pranë brigjeve të Cape Town.

Krijesa e familjes së kandilit të detit e njohur latinisht si Glaucus atlanticus, ushqehet me të tjere jo-vertebrore helmuese detarë.

Por me magjinë e saj, ajo absorbon qelizat pickuese nga ushqimi duke i depozituar në doza të përqendruara, për të krijuar një pickim shumë të helmues sesa preja e saj.

Simptomat e pickimit të dragoit blu përfshijnë të vjella, dhimbje dhe reagime të rënda alergjike.

Maria Wagener, e cila gjeti krijesën, fatmirësisht nuk e preku me dorë.

“Nuk kam parë kurrë si këto edhe pse kam jetuar pranë këtij plazhi të gjithë jetën time. Gjithë kohës marr yje deti dhe i kthej në det, por kisha një ndjesi se këto ishin të rrezikshme. Nuk i preka”.

Wagener thotë se gjeti rreth 20 të tilla në plazh dhe mund të kishte më shumë.

Krijesa të tilla kanë përhapje të gjerë në oqeane pasi janë gjetur dhe në brigjet e Australisë dhe SHBA. Pjesa pluskuese blu është në fakt këmba e tyre ndërsa anën e argjendtë ato e mbajnë poshtë për t’u maskuar në det. Kafshët janë hermafrodite, që do të thotë se janë edhe meshkuj edhe femër njëkohësisht.

FOTO GALERI
3/4
Simptomat e pickimit të dragoit blu përfshijnë të vjella, dhimbje dhe reagime të rënda alergjike.

Top Channel