Imazhet e 81-vjeçarit Stefano Bozzini që luante në fizarmonikë poshtë dritates së spitalit të gruas së tij të dashur, kanë prekur zemrat në të gjithë botën.

Por megjithse Carla Sacchi u lejua të dilte nga spitali pranë  Piacenza disa ditë më parë, ajo ka vdekur në shtëpi.

Megjithse nuk ishte e infektuar me koronavirus, rregullat e spitalit ndalonin burrin e saj ta takonte.

Kryebashkiakja e Piacenza, Patrizia Barbieri tha se sëmundja e saj “u kishte thyer përqafimin”.

Stafi i spitalit dhe rezidentët e qytezës së Castel San Giovanni kishin parë më herët sesi ish-anëtari i regjimentit Alpin italian me kapelën e tij karakteristike, i ulur në një stol në rrugë luajti disa melodi nga kopshti poshtë dritares së të shoqes.

Djali i tij Maurizio tha se Stefano kishte marrë leje nga spitali për të “performuar disa këngë për të, që t’i jepnin disa minuta lumturi.

Çifti ishin martuar prej 47 vjetësh.

Ai tha së fundmi për mediat lokale se ka luajtur rergullisht fizarmonikën në festat e fshatit dhe shtëpitë e të moshuarve. Stefano shton se kur i kërkonin të luante në dasma, pretendonte se kishte vrarë dorën pasi donte të kërcente me gruan e tij.

FOTO GALERI
1/3
Stefano Bozzini që luante në fizarmonikë poshtë dritates së spitalit të gruas preku zemrat në të gjithë botën

Top Channel