“Trekëndëshi” Ana, Melisa, Fatjon/ Tea mundohet të mbaj anë, justifikon veprimet e vajzës nga Laçi

27/11/2020 18:58

Takimet mes Melisës dhe Fatjonit kanë përfshirë edhe një nga konkurrentet e tjera, Anën.

Kjo për vetë faktin se ajo dhe Fatjoni kanë realizuar tre takime së bashku dhe e kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin.

Ndërkohë, marrëdhënia e tyre ka nisur të kriset pas deklaratës së Fatjonit, i cili tha se Ana nuk ka mbajtur premtimin e bërë në lidhje me “përkëdheljet” ndaj meshkujve.

Ndërkohë Melisa, e cila i është bashkuar emisionit të dashurisë pak javë më parë, e shprehu hapur pëlqimin për 26-vjeçarin, e kjo është dëshmuar në takimet që kanë pasur së bashku, ku nuk i kanë kursyer puthjet e përqafimet.

Ndërkohë, Ana dhe Melisa, në fillim të puntatës së kësaj të premteje, u përfshinë në një debat. E gjitha nisi rreth një javë më parë, ku Ana deklaroi se Fatjoni sipas saj e sheh Melisën thjesht si “objekt seksual”.

Melisa replikoi me Anën dhe i tha se nuk mundet që t’i drejtohet me këto fjalë, pasi ajo është një femër dhe femrat janë qenia më e bukur në botë. Kur pothuajse të gjitha vajzat konkurrente u pozicionuan në krahë të Anës në këtë histori, Tea u mundua të justifikonte Melisën dhe “gishtin” e fajit ta drejtonte tek Fatjoni, i cili sipas saj nëse do të kishte një pëlqim të fortë për Anën, do ta refuzonte ftesën e vajzës nga Laçi për takim.

 “Melisa shprehu pëlqimin e saj tek Fatjoni, dhe nëse ai do të përqendrohej deri më aty”, tha Tea.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel