“Të sheh si objekt seksi”/ Melisa në debat me Anën: Unë nuk shkova në takimin e parë në banjo

27/11/2020 18:33

Revolta e Anës, e cila dërgoi më pas në largimin e saj nga emisioni, e kishte fillesën në takimin e Fatjonit dhe Melisës.

Ata në takim, u shfaqën tepër të afruar me njëri-tjetrin, madje nuk i kursyen puthjet e përqafimet. Për këto arsye, Ana u shpreh në puntatën e para një jave, se sipas saj, Fatjoni e shikon Melisën thjesht si “objekt seksi”.

Melisa nuk preferoi të komentonte këtë deklaratë asokohe, por vendosi ta risjellë sërish në vëmendje, puntatën e kësaj të premteje, ku po transmetohej takimi i saj i dytë me 26-vjecarin.

Ajo tha se fjalët e përdorura nga Ana janë tepër fyese, aq më tepër, ku sipas vajzës nga Laci, edhe vetë bukuroshja brune ka bërë sjellje si të sajat. Ndërkohë nga krahu tjetër, Ana u përpoq të shpjegonte se përse i bëri ato deklarata.

Melisa: Unë kisha diçka, unë e kam thënë edhe atë ditë, nuk kam ardhur për asgjë personale për asnjërin, kam ardhur për të pëlqyer djemtë. Kur ekziston rivaliteti dhe pëlqen të njëjtin djalë, kjo nuk të jep asnjë lloj të drejte të ulësh një femër tjetër. Së pari nëse ke vlerësuar Fatjonin, e ul atë duke thënë që e shikon një femër si objekt seksual. Ti nuk më njeh aspak, je ti që theve tabu. Erdhe dhe më the mua që Fatjoni më sheh si objekt seksual.

Ana: E para unë diskutimin nuk e kam me ty. Ne jemi shkaku I veprimeve që bëjmë. Me kalimin e kohës më vjen mirë që ato kam nxjerr nga goja njerëzit bëjnë diferencën këtu. Ti Melisa je versioni më i keq i borëbardhës. Nëse unë jam një vajzë dhe jam brenda fëmijë, ajo që është më e rëndësishme, jo vetëm si pjesëtare e “Për’Puthen” dhe publik ti ashtu e shite veten, si për një natë. Mua nuk më kanë dërguar djemtë në banjo. Ti e shite veten si të tillë.

Melisa: Unë nuk mund të ngrihem një ditë dhe të shaj Anën. Çdo të bënte në banjo me mua?

Ana: Nuk pash gjë unë, thjesht aty shkuat në banjo. Në takimin e parë me një mashkull të shkosh në tualet, unë nuk e di domethënë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel