Publiku priti gjithë kërshëri takimin sqarues mes Anës dhe Fatjonit, takim ky që ishte i destinuar të realizohej javën e kaluar, po dinamikat e ndodhura, e shtynë për në puntatën e sotme.

Ana, u përpoq të tregonte se ishte e gatshme të përmbushte kërkesat e bëra nga Fatjoni, por ky i fundit sipas saj nuk i dha kohë për asgjë. Ndërkohë Fatjoni, pretendoi se ftohja e tij kundrejt bukuroshes, ndodhi kur ajo gati sa nuk u puth në buzë me një tjetër djalë konkurrent (duke iu referuar këtu takimit që Ana pati me Beartin, e nëse ju kujtohet, 26-vjeçari bëri një shenjë X, që nënkuptonte ndarjen e tyre).

Ana u justifikua duke thënë se atë sjellje në takim e bëri fill pas deklaratës së Fatjonit, i cili deklaroi se është në pritje të vajzave të reja që do të hynë në emision, por edhe revoltës së tij, kur vajzat, nuk e zgjidhnin në takim me argumentimin se mes atij dhe Anës ka lindur një ndjenjë.

Ndërkohë Fatjoni, citoi se në asnjë moment nuk e ka mohuar vlerësimin për bukuroshen, duke e konsideruar si një vajzë me karakter shumë të fortë dhe që me të përshtatet shumë. Nga krahu tjetër Ana zgjodhi ta përfundonte bisedën me fjalët “ta kam prerë biletën vetëm vajtje”.

Ana: Do të ndryshoja për ty ti për më dhënë kohën e mjaftueshme, prite vajzat e reja. Me Fjorelën je llastuar, ke bërë gjeste që mua nuk më kanë pëlqyer. Për Anën e dytë nuk çfarë të them sepse nuk të dha mundësinë të llastoheshe. E ke thënë shumë shpesh që ne nuk jemi asgjë.

Fatjoni: Unë vlerësimin ndaj teje se kam mohuar shumë. Kemi një lloj kimie. Thjesht është ajo pjesa që jam tërhequr nga ty dhe kjo ka ndikuar. Unë nuk kam të thënë që mos dil me djemtë, nuk kemi ardhur për shokë. Ti mund të dalësh.

Ana: Një mashkull që ka burrni, një femër që bën një deklaratë për ty, ti duhet t’i japësh një kohë të caktuar. Akoma pa u bë takimi im unë jam shprehur që jam për vajzat e reja.

Fatjoni: E kam thënë që në fillim të emisionit që me Anën kam një kimi të paparë. E vetmja gjë që nuk kemi dalë. Unë e kam shprehur që në fillim që me Anën kam një kimi. Unë e kam shprehur që në fillim, kam një tip që është burrneshë, tipi jot më ka bërë për vete, këtë të kam thënë në takimin e dytë. Unë shpreha dëshirën që të vijnë gocat e tjera, ti del në takim tjetër dhe shkove gati për ta puthur, si e pret ti këtë.

Ana: Unë skam asgjë me takimet tuaja, unë e kam me ty si Fatjon, jo me Melisën. Ajo ka të drejtën e të gjithë botës të bëj ty për vete. Në momentin që një mashkull të tërheq një vërejtje, do përpiqet që atë gabim të mos e bëj më. Të kam prerë biletën por vetëm vajtje.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel