28 vjeçarja Paige Woolen, nga Kalifornia, e cila ka më shumë se 207,000 ndjekës në rrjetin Instagram, ka ofruar së fundmi të ndihmojë gratë për të zbuluar nëse partnerët e tyre janë vërtet besnikë, duke komunikuar me ta dhe studiuar qëllimet e tyre.

Me fotot e saj të nxehta bukuroshja nga Kalifornia ka akumuluar shumë fansa, të cilëve u tregon historitë, komentet dhe propozimet e pajishme që merr nga burrat.

Duke përdorur pamjen e saj joshëse “për qëllime dinjitoze”, modelja thote se kërkon të zërë burrat “me pras në dorë”, dhe rezultatet ishin surprizuese.

Paige shpjegon: “Kisha vënë re se shumë djem që më shkruanin në privat, kishin foto profili me të dashurat e tyre. Kjo më bëri të mendoj nëse vajzat e dinin që burrat e tyre i shkruanin vajzave të huaja, kur dalin me të brendshme ose rrobabanjo.

“Kur unë e njoftova këtë shumica e tyre nuk u përgjigjën, disa burra më shanë ose më informuan se kanë një të dashur. Pak gënjyen dhe më thanë se nuk kanë të dashur”.

Në prej tentativave ajo tregon sesi kapi shpejt një tradhtues, duke i shkruar: “Po mendoja se je simpatik. Do të desha të njihemi, sigurisht nëse je ‘single’.”

Modelja mori shpejt përgjigje: “Jam single mjaftueshëm, a ke Snapchat?”

Ndërsa më vonë i shkroi: “Dukesh si një supermodele”, megjithse ai kishte foto të dë dashurës së tij në Instagram.

Burra të tjere ishin treguar të pahijshëm duke e quajtur “prostitutë”, teksa refuzonin të abonoheshin në rrjetin e saj me pagesë në OnlyFans.

FOTO GALERI
2/3
Duke përdorur pamjen e saj joshëse “për qëllime dinjitoze”, modelja thote se kërkon të zërë burrat “me pras në dorë”

Top Channel