Dyshohet se vrau pa dashje shokun/ I riu nga Bulqiza ndryshon versionin: Elidoni vrau veten
27/11/2020 14:10
Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ndodhi në Bulqizë, ku rreth orës 23:30 dyshohet se nga pakujdesia, duke gjuajtur me armë gjahu çifte, Klodian Kola plagosi shokun e vet, Elidon Basha, 22 vjeç, i cili humbi jetën rrugës për në spitalin e Tiranës.
Por burime pranë policisë së Bulqizës tregojnë për Top Channel se shtetasi Klodian Kola nuk e ka pranuar vrasjen dhe është shprehur para grupit hetimor se i riu ka qëlluar veten.
Por ndërkohë policia nuk përjashton edhe deklarimet e natës së kaluar, ku autori ka thënë se mund ta kam qëlluar, version ky me hije dyshimi duke marrë në konsideratë edhe gjendjen e tij të stresuar.
Top Channel